13:46 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / k.v

Policia e Prishtinës brenda javës gjobiti 3 527 qytetarë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve gjatë javës së kaluar( 18 deri 24 dhjetor 2023) janë shqiptuar 3 527 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik.

Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./IndeksOnline/