21:29 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia e Zvicrës: Kujdes nga mashtruesit me bileta të lira për Prishtinë

Në prag të festave të fundvitit janë kthyer sërish mesazhet nëpër telefona që vijnë me oferta të lira të fluturimeve për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë.

Për këto raste është alarmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut, e cila ka dhënë një paralajmërim gjatë ditës lidhur me mashtrimin e pasagjerëve me bileta të rreme dhe fluturime fiktive.

«Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viber-it, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin ueb faqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi. «, thote policia në një komunikatë, shkruan albinfo.ch.

“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.