16:38 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / S Z

Policia gjermane arreston 30 vjeçarin shqiptar dhe gruan e tij

Policia gjermane ka ndërmarrë një operacion policor në qytetin e Solingenit.

Në pranga kanë rënë një 30-vjeçar shqiptar dhe gruaja e tij.

Forcat speciale SEK, brenda banesës së çiftit gjetën edhe disa armë të zjarrit.

Ata dyshohen se ishin mjaft aktivë në krimin e organizuar në disa fusha.

Shqiptari akuzohet për shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa bashkëshortja e tij gjermane, raportohet se ka përvetësuar para nga klientët si punonjëse e një institucioni financiar.

Zyra e Prokurorit Publik në Wuppertal u deklarua lidhur me rastin.

Prokurori i lartë publik Wolf-Tilman Baumert, nuk specifikoi se cila nga bankat ishte e përfshirë në këtë rast, por tha se shuma e përfituar është e konsiderueshme.

“Thuhet se janë disa qindra mijëra euro”, tha ai.

Autoritetet gjermane u futën befasisht në banesën e 30-vjeçarit shqiptar dhe gruas së tij.

Ata u gjetëm të papërgatitur dhe nuk bënë rezistencë.

Në këtë operacion u përdorën edhe qentë e policisë, të cilët janë të specializuar për gjurmimin e kartëmonedhave.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën bizhuteri me vlerë.

Dhe kur u hap një kasafortë, u zbulua një sasi gjashtëshifrore parash.

Sipas njohurive të mëparshme, bëhet fjalë për para të përvetësuara nga 30-vjeçarja.

Bëhet e ditur se 30-vjeçari ka vepruar në sasi të mëdha me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan tri armët e gjata të përmendura, përveç sasive të vogla të lëndës narkotike.

Policia kriminale ka konfiskuar edhe një Mercedes AMG të të dyshuarit.