10:22 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia ia mësyen pronarit të njohur të skuadrës në Serie A

Policia italiane po bastisë shtëpinë dhe zyret e presidentit të Sampdorias, Massimo Ferrero.

Guardia di Finanza është duke ekzekutuar një dekret të konfiskimit të të gjitha dokumenteve që posedon Ferrero.

Ai dyshohet për disa vepra penale, si përvetësim, mashtrim, lëshim të faturave të rreme, pastrim të parave dhe përfitime të paligjshme.

Urdhëri është dhënë nga prokurorët e Gjykatës së Romës./Indeksonline/