09:40 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia italiane arreston një grup kriminal, kishin lidhje edhe me Kosovën?

Policia italiane në Palermo ka arrestuar 17 persona të akuzuar për emigracion të paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore, armëmbajtje pa leje, riciklimin e diamanteve, arit dhe të hollave.

Sipas mediave italiane organizata kriminale kishte lidhje me ‘Cosa Nostrën’ të cilët shisnin armë dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të lidhur me qarqet xhihadiste, transmeton Indeksonline.

Të paraburgosurit menaxhuan udhëtimet e emigrantëve në rrugën e Ballkanit. Përmes Italisë dhjetëra njerëz falë këtij grupi u përpjekën të arrijnë në Zvicër dhe në Evropën Veriore.

Struktura kriminale sipas tgcom24, e cila ishte e drejtuar nga personat tashmë të arrestuar në Palermo, ishte gjithashtu aktive në krahinat e Sondrio, Como, Pordenone dhe Siena si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë./Indeksonline/

http://www.tgcom24.mediaset.it/cronaca/sicilia/palermo-tratta-di-migranti-e-traffico-di-armi-fermate-17-persone_3149410-201802a.shtml