18:15 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Policia ja merr lëmosh kërkuesit 83 vjeçar ‘pazarin e ditës’, hiç më pak se 1150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë  konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë .