22:45 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Policia jep detaje, dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë

IndeksOnline raportoi më parë se një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Një veturë ka goditur dy këmbësore, të cilat kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se viktimat kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kurse, Policia po e heton rastin.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai./IndeksOnline/