75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 09 Qershor 2026 / Z S

Policia jep detaje lidhur me rastin në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Një person i moshës 86-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rajoni i Gjakovës për Indeksonline.

‘’Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij’’, ka thënë Sheremet Elezaj për Indeksonline.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast  “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor./Indeksonline/