12:14 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident me të lënduar ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Komoran-Sankoc.

Komandanti i Policisë së Trafikut në Prishtinë, Milaim Fejzullahu ka thënë  se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të tipit ‘Golf 4’.

Ai thotë për “Indeksonline” se nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fejzullahu thotë se sipas informatave që kanë pranuar nga Policia dhe mjekët të lënduarit janë me vetëdije dhe po ashtu janë jashtë rrezikut për jetë.

Më tutje, ai ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke u marr me të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë rast./Indeksonline/

Aksident me të lënduar në Komoran