14:05 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiqën dy vajza e dy të tjera u lënduan

Indeksonline ka raportuar sot se si pasojë e një aksidenti trafiku në Greme të Ferizajt kanë humbur jetën dy femra.

Sipas Policisë së Kosovës aksidenti është shkaktuar në orët e para të mëngjesit përderisa ka edhe persona të lënduar, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vozitësja femër  duke drejtuar veturën e saj nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasoj  një pasagjere femër  ka vdekur ndërsa vozitësja dhe  dy pasagjere  tjera femra kanë pësuar lëndime  dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vende ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse. Rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë një pasagjere femër K-Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK. Vozitësja pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Ferizajt me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupat e  pa jetë të dy viktimave dërgohen në IML për obduksion ./Indeksonline/

Këto janë dy vajzat e reja që humbën jetën nga aksidenti i mbrëmshëm në Greme (Foto)