13:10 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për pëplasjen midis veturës dhe motoçikletës, në Lupç të Podujevës

Pak më parë IndeksOnline ka raportuar se një aksident ka ndodhur në fshatin Lupë të Podujevës, ku për pasojë kishte edhe të lënduar.

Të kontaktuar nga IndeksOnline, Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke bërë me dije se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ndërkaq bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve, ngasësi i motoçikletës është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën  Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar  ngasësi i motoçikletës. Ai është dërguar për trajtim mjejësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha  për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./IndeksOnline