10:33 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Policia jep detaje për aksidentin në Obiliq, 6 persona të lënduar

Në mëngjesin e sotëm ndodhi një aksiden në qytetin e Obiliqit mes tri veturave.

Rreth këtij rasti, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti që ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Sot në ora 08:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.”

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shprehë Ahmeti./Indeksonline/