13:53 / E Hënë, 28 Maj 2018 / k.v

Policia jep detaje për arrestimin e dëshmitarit “X”

Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e dëshmitarit ‘X’ i Partisë Demokratike në Shqipëri, Albert Veliu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se Policia bazuar në autorizimet ligjore, dje ka ndaluar dy shtetar të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligj.

‘Babalja’ është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë. Derisa pritet t’i dorëzohet autoriteteve në Shqipëri.

Veliu ditë më parë bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës.

Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri, atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia.

Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.

Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë.