16:05 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për përleshjen mes dy familjeve në Klinë

Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme, pas të shtënave me armë zjarri që janë dëgjuar në afërsi të Stacionit Policor në Komunën e Klinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Komunën e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se përleshja ka ndodhur në mes të dy familjeve dhe se nga ky incident nuk ka të lënduar.

Sipas tij, policia ka arritur të dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të vë nën kontroll situatën.

Më tej ai ka thënë se dy familjet janë nga një fshat i Klinës dhe ata janë të njohur për Policinë e Kosovës.

“Një përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në afërsi të Stacionit policor në Klinë. Policia ka arritur që menjëherë të vë në kontroll situatën dhe ka arrestuar dy persona të cilët janë të njohur për policinë. Dy familjet janë nga një fshat i komunës së Klinës dhe tani policia po merret me rastin”, ka thënë Rugova./Indeksonline/