14:09 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të miturin që u therr me thikë në Podujevë

Indeksonline raportoi pak më parë një therje me thikë në afërsi të shkollës “Isa Boletini” në Podujevë.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Indeksonline ka dhënë informata për këtë rast, duke njoftuar e një i mitur ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën rreth orës 13:00, se në rrugën ‘Bedri Bajrami’ në Podujevë, ka ndodhur një therje me thikë.  Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kuptuar se pas një përleshje, një i mitur ka marr lëndime trupore pasi është therur me thikë. Viktima menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku është duke iu dhënë ndihma”, ka njoftuar policia.

Aktualisht, policia po punon për identifikimin e të dyshuarve. /Indeksonline/

Therje me thikë në Podujevë, një person në gjendje të rëndë