22:32 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vrasjen në Veternik

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me vrasjen për të cilën raportoi pak çaste më parë Indeksonline.

Komunikata e Policisë Rajonale- Prishtinë:

Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Vererrnik në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në personin mashkull, i cili pas plagëve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka ndërruar jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/