23:24 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zjarrin në “AlbiMall”

(I plotësuar) – Ekipi i zjarrëfikësve ka arritur të shuajë zjarrin që ndodhi pak më herët në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet.

Indeksonline sjellë disa fotografi të automjeteve që u perfshinë në këtë incident.

….

Rreth orës 22.00, dy vetura janë djegur në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrëfikësit, shkruan Indeksonline.

Për rastin në fjalë ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

“Ju njoftojë se me datën 06.12.2018 rreth orës 22:00 kemi pranuar një informatë se në parkingun e një qendre tregtare në Veternik Prishtinë janë duke u dijegur dy vetura. Në vendin e ngjarje kanë dalur menjeher njësitet policore të St. Jugu si dhe zjarrëfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajn zjarrin. Veturat e dijegura janë njera e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveq veturave që janë dijegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar. Për informacione tjera ju njoftojm pas perfundimit te procedurave hetimore qe jane ende ne proces nga kompetentet.”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha për Indeksonline. /Indeksonline/