14:22 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zjarrin në cisterna të naftës (Video/Foto)

Një cisternë e “Al Petrol” është përfshirë nga flaka në periferi të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi, ku sipas tij nga ky zjarr nuk ka asnjë person të lënduar.

“Rasti sapo ka ndodhur. Të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin me shumë kujdes”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, ekspertët do të vendosin varësisht prej rastit nëse do të ketë edhe evakuime të njerëzve apo jo./Indeksonline/