75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 19 Gusht 2025 / MSH

Policia jep detaje rreth aksidentit në qendër të Prishtinës

IndeksOnline raportoi sot për një aksident që ndodhi në qendër të Prishtinës.

Dy vetura u përplasen ndërmjet vete në kryqëzimin kryesor në rrugën “Luan Haradinaj”, teksa në vendin e ngjarjes dolën menjëherë njësitet policore dhe mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha për IndeksOnline se një person ka pësuar lëndime trupore nga ky aksident.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor” deklaroi Pllana.