23:39 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje rreth grabitjes në Gjilan

(I plotësuar 23:59)- Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline se pasditen e sotme ka ndodhur një sulm me armë në pikën e karburantit “Beki Benz”, me ç’rast ka mbetur një person i lënduar.

Sipas tij, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

“Mund të konfirmojë se ka ndodhur ky sulm në këtë pikë të karburantit, me c’rast ka mbetur i plagosur një person. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tani është duke u marr me rastin. Nuk kemi informacione tjetër për momentin”, ka thënë ai për Indeksonline.

…………………………………………………………..

Grabitet me armë një pompë e benzinës në Gjilan, mbetet i plagosur një person

Është sulmuar një pomp e benzinës “Beki Benz” në dalje të Gjilanit, rruga për Buajonc.

Sipas informative që ka Indeksonline, gjatë këtij sulmi që ka ndodhur pasditen e sotme, ka  pasur edhe të shtëna me armë zjarri me ç’rast edhe është plagosur një punëtor.

Gjatë tre ditëve të fundit, kjo është grabitja e tretë që po ndodh në Gjilan.

Njëra nga këto grabitje ka ndodhur ditën e shtune, në një bastore, ku gjatë kësaj ngjarje ka pasur kërcënim dhe të shtëna me armë brenda objektit.

Një rast tjetër është edhe grabitja e furrës “Aroma”, që gjendet në rrugën Prishtinë- Gjilan./Indeksonline.