08:43 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje të reja, për vrasjen e të riut në Ferizaj

Një person është vrarë mbrëmë sot në rrugën ‘Reçaku’ në Ferizaj.

Sipas policisë, vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy persona, ku i dyshuari mashkull, ka qëlluar me armë zjarri në viktimën.

Sipas raportit të policisë, i riu  i cili ishte në të 20-at e tij, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen  e viktimës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë si dhe është kontrolluar shtëpia  e tyre.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.  Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/