08:47 / E Hënë, 28 Maj 2018 / k.v

Policia: Kemi arrestuar 10 persona

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë së dielës në raste të ndara për vepra dhe incidente të ndryshme, raporton Indeksonline.

Arrestimet siç ka njoftuar Policia e Kosovës janë kryer në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje derisa tetë të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/