09:23 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Policia kërkon ndihmë për kapjen e 31 vjeçarit nga Klina

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar mt urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
LEUTRIM (Murat) TAFILAJ i lindur me 17.03.1989 nё Siqevё-Klinё.
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“Vrasje e rёndё nё tentativё”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo, që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria rajonale Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com