14:00 / E Premte, 05 Mars 2021 / k.v

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Adnan Muzlijajn

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Adnan (Nexhat) Muzlijaj i lindur më 17.11.1993 nё fshatin Orroberd- Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale: “Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com