09:09 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / k.v

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personat në foto- kanë kryer vjedhje të rëndë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.