16:59 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon aksidentin te ‘Rruga B’, dy femra dërgohen në QKUK

(I plotësuar 17:10) -Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se një aksident rreth orës 16:00 ka ndodhur në rrugën B në kryeqytet.

Zyrtarja për informim e policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe dy këmbësoreve.

“Si pasoje e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për  tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, saktësisht në ‘Rrugën B’.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, një veturë e tipit ‘Bmw’ ka goditur dy femra në zebra, vend ky  i posaçëm për këmbësorët, shkruan Indeksonline.

Sipas informacioneve të para, viktimat besohet të kenë qenë dy femra. Një punëtore e një kompanie private dhe një femër tjetër.

Përderisa nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tyre, dëshmitarët thonë se lëndimet janë të rënda.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës iu janë përgjigjur këtij rasti dhe po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.

Indeksonline do të tentojë të iu mbajë të informuar për këtë rast….

Më poshtë pamjet: