07:52 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon arrestimin e katër të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka ndaluar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, kurse një i cili ka rezistuar ndaj policëve.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se me këtë rast janë bastisur katër lokacione, kurse në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të ndaluarve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.