75 Mall Live Search
21:10 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon sulmin ndaj Bylbyl Sokolit

Persona të panjohur kanë sulmuar sonte para banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, trajnerin e ekipit të Llapit, Bylbyl Sokoli.

Rrahjen e ka konfirmuar për Indeksonline zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë  një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.  Personi i sulmuar B.S është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia po merret me rastin”, kanë thënë për Indeksonline.

Ky sulm ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Llapi—Prishtina, ku kryeqytetasit fituan me rezultat 2-2-1. /Indeksonline/