15:27 / E Diele, 22 Janar 2023 / MSH

Policia konfiskon nga një shtetas serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Sot rreth orës 00:28, Njësia Speciale Operative, përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda, ngjyrë e zezë, me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro, të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka sygjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.