11:54 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / k.v

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për armëmbajtje

Më datë 26.11.2021, në orën 00:10, Policia e Kosovës, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative,  në Bjeshkët e Vojdullës, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte i  dyshuari mashkull kosovar T.J. ( 1970).

Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) armë e tipit AK -47

1 (një)  karikator për AK-47

31 (tridhjetë e një )  copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas kompletimit të  rastit me urdhër të prokurorit, është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës”, arma dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i rasti vazhdon  në procedurë të  rregullt.