13:51 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia, me plan operativ në Istog, kontrollon lokalet

Gjatë mbrëmjes së kaluar në zonën e Istogut, Policia e Kosovës ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega Istog për kontrollin e lokaleve në këtë zonë.

Duke filluar nga ora 21:50 janë kontrolluar dy lokale, ku te personat e pranishëm, në këto lokale, janë gjetur dhe janë konfiskuar dy OC sprej dhe janë hapur dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës, shkruan Indeksonline.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar dhe ai është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/