16:39 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Policia me plan për vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Kosovës për vizitë zyrtare.

Ai pritet të mbërrijë në Kosovë nesër, 10 qershor, i shoqëruar nga një delegacion, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur përgatitjet që ky udhëtim i Scholz të shoqërohet me siguri të plotë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta” ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset që të ketë qetësi dhe rend publik gjatë kohës së vizitës së kancelarit gjerman./Indeksonline/