15:09 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / k.v

Policia mohon te këtë aksion në veri, mediat serbe po dezinformojnë

Mediat serbe raportuan sot se Policia e Kosovës është duke përgatitur një aksion në pjesën veriore të Kosovës.

Por këto raportime të mediave serbe, si shpesh herë dalin të jenë dezinformata.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për IndeksOnline se referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”, ka thënë Kelani./IndeksOnline/