12:17 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia ndalon gazetarët të përcjellin protestën në veri

Policia e Kosovës ka ndaluar gazetarët të shkojnë në Rudarë për shkaqe të sigurisë, raporton gazetari i KosovaPress që gjendet në veri të Mitrovicës.

Në disa vende në veri është paraparë që të mbahen protesta për në orën 12:00.

Sipas gazetarit, edhe veturat që po shkojnë për në veri  po ndalohen nga Policia.

Kjo po ndodh te kthesa për në fshatin Boletin, më saktësisht në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

 

Temat: