14:21 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia ndalon kosovarin që tentoi t’i fus 15 shoqëri bletësh nga Serbia

Raportohet se në fshatin Novosellë, Kaçanik, është ndaluar një i  dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij “Peugeot-furgon” me targa vendore janë gjetur 15 shoqëri bletësh.

Këto të fundit ai i kishte marrë në Serbi dhe të njëjtat ka tentuat t’i fus në mënyrë ilegale brenda territorit tonë.

Me urdhër të prokurorit vetura me bletët janë dërguar në terminal doganor ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

fotoilustrim