20:41 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia në kërkim të L.S që vrau një person në Nekovc

L.Syla, djali i Shaban Sylës, ka privuar nga jeta 50 vjeçarin Q.Demiri, duke e qëlluar me kallashnikov.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht për këtë rast.

Nga Policia e Kosoëvës kanë thënë se së pari ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta  është përdorur edhe arma e zjarrit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Policia është në kërkim të personit që reu vrasjen.

Deri tani ai ende është në arrati por është identifikuar nga Policia dhe po kërkohet gjithandej.

Perveç L.S, PK ka identifikuar edhe dy persona të dyshuar të tjerë që janë në kërkim./IndeksOnline/