20:59 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia në Zelandë të Re: 42 persona të plagosur nga sulmi, dy në gjendje të rëndë

49 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur nga sulmet terroriste në dy xhami në Zelandë të Re, transmeton Indeksonline.

Komisioneri i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, ka bërë të ditur se dy nga 42 të plagosurit janë në gjendje kritike, njëri prej të cilëve është një fëmijë 4-vjeçar.

Policia thotë se 41 persona u vranë në xhaminë Deans Avenue dhe shtatë në xhami në Linwood Avenue. Njëri prej tyre ka vdekur në spital.

Sipas Bush, oficerët e policisë janë duke bërë hetime pas ngjarjeve tragjike në Christchurch. /Indeksonline/