75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia parandalon vjedhjen e veturës në Prishtinë, ja si ndodhi ngjarja (Foto)

Dy persona të dyshuar mbrëmë rreth orës 22:00 kanë tentuar të vjedhin një veturë në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka qenë reagimi i menjëhershëm i patrullës policore e cila e ka pamundësuar vjedhjen e veturës ku në vendin e ngjarjes policia ka hasur në veturën “Lancia Lybra” në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar.

Me të vërejtur zyrtarët policor, të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Policia fillimisht ka arritur ta kap personin e dyshimtë Enver Nushi (57), ndërsa më vonë është identifikuar dhe arrestuar edhe personi tjetër i dyshuar.

Policia ka kontaktuar edhe me pronarin e veturës i cili ka deklaruar se i mungojnë një palë syza të diellit “Gucci” dhe se vetura e tij i është dëmtuar në bravën e derës nga ana e shoferit.

Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe hetuesit policor, rasti iniciohet si vjedhje e rëndë ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit fillimisht për 48 orë./Indeksonline/