09:21 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia për incidentin në Obiliq: S’ka persona të lënduar, zjarri është lokalizuar

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se rreth orës 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një incident zjarri në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, saktësisht në një dyqan.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zyrtarja për informim, Flora Ahmeti.

“Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. zjarri është lokalizuar nuk ka persona te lënduar”, ka thënë ajo.

Më tutje, Ahmeti ka shtuar se hetuesit policor janë duke punuar për te sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te ky incident./Indeksonline/

Më poshtë pamjet: