75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia spanjolle nis hetimet për Pep Guardiolan

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është nën hetim nga policia spanjolle për “rebelimin” gjatë referendumit të diskutueshëm katalan.

Sipas raporteve nga Spanja, Guardiola ishte pro-pavarësisë së Katalunisë.

Guardiola ka qenë gjithmonë një përkrahës i fuqishëm i Katalunisë, dhe kurrë nuk ishte trembur të fliste për padrejtësinë.

“El Nacional” ka zbuluar se Pep është në mesin e një grupi emrash nën hetime për “rebelimin” kundër qeverisë./IndeksOnline/

Temat: