Guardiola, një fabrikë e kampionëve botëror (Foto)
Viti 2010, në Afrikë të Jugut, Spanja shpallet kampion i Botës. Dhe baza e ekipit spanjoll u trajnua nga Pep Guardiola.
Bëhet fjalë për; Pique, Puyol, Iniesta, Xavi, Valdes, Busquets dhe Pedro Rodriguez.
Në atë kohë, Pep sapo kishte përfunduar sezonin e tij të dytë në krye me Barcelonën, transmeton IndeksOnline.
Katër vite më vonë, në vitin 2014, në Brazil. Gjermania u shpall kampion botëror. Dhe bazë e ekipit ishin shtatë lojtarë që u stërviten me Pep Guardiolan; Neuer, Schweinsteiger, Muller, Lahm, Kroos, Gotze dhe Boateng.
Në atë kohë, Pep sapo e kishte përfunduar sezonin e tij të parë në Bayern Munchen.
Në vitin 2018, Rusi. Historia e viteve të kaluar mund të përsëritet. Në Angli janë katër lojtarë që janë të menaxhuar nga Pep; Sterling, Walker, Stones dhe Delph.
Pep i cili tani e zhvillon sezonin e tij të tretë me Manchester Cityn.
A do të përsëritet një histori mbetët të shihet. Anglia tani është në gjysmëfinale dhe nesër (e mërkurë) do të luajë ndaj Belgjikës./IndeksOnlne/