14:30 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia speciale në vend të armëve gjen krokodilin

Kur policia ruse u nis të kërkojë armë në një bodrum të një shtëpie në Senkt Petersburg të Rusisë, atyre nuk iu shkojë në mend se mund të përballeshin me diçka krejt tjetër.

Një krokodil i Nilit u gjet në bodrumin e ndërtesës në qytetin rus dhe Prokuroria e Petrodvorec nisi një hetim mbi këtë rast, transmeton TASS.

“Prokurorët dhe specialistët po hetojnë rrethanat e incidentit”, njoftoi prokuroria. Agjencia ruse pohoi se disa media njoftuan se reptili u gjet në bodrumin e një ndërtese banimi në Petrodvorac, në pjesën jugperëndimore të Senkt Petersburg, gjatë një sërë kërkimesh të kryera nga operativët e policisë kriminale në lidhje me posedimin e paligjshëm dhe kontrabandën e armëve dhe municioneve./Indeksonline/