15:59 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia tregon nëse është gjetur telefoni i njërit prej policëve të zhdukur

Mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se Posta e Kosovës ka arritur të kapë sinjale të telefonit të njërit prej pjesëtarëve të policisë i zhdukur që nga e shtuna e javës së kaluar në aksidentin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Gjithashtu ishte theksuar se sinjalet janë kapur nga telefoni i cili besohej se gjendet në perimetrin ku ka rënë vetura.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili ka bërë të ditur se deri më tani nuk është gjetur diçka e ngjashme në teren.

“Nuk kemi informacione se është gjetur diçka në lidhje me këtë rast. Për çdo të re do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe kërkimi për dy pjesëtarët e policisë është duke vazhduar edhe sot nga të gjitha njësitet relevante, duke mos munguar edhe ndihma e qytetarëve të shumtë./Indeksonline/