10:46 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia tregon pse po ndodhin kaq shumë aksidente fatale në Kosovë

Së fundi ka rritje të personave të vdekur nga aksidentet në komunikacion. Policia e Kosovës, po punon përmes formave të ndryshme për të parandaluar aksidentet.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, bëri me dije ase nga aksidentet me pasojë vdekjen ka një rritje për gjashtë persona.

“Nga janari deri në mars të këtij viti, numri i aksidenteve me persona të vdekur ka një rritje për 6 persona. Numri i numri i aksidenteve me lëndime, ka rënie për 252 raste apo 21 %, numri i aksidenteve me dëme ka rënë për 137 raste apo 7.51 %, numri i aksidenteve në përgjithësi ka rënie prej 382 raste apo 12.77 %, ndërsa numri i aktiviteteve policore ka shënuar rritje për 17.2 %”, tha ai në në RTK.

Sipas tij shkaktari i vdekjeve në komunikacion, janë faktori njeri. “Numri i një është faktoi njëri, çoftë shoferi apo këmbësori”, tha ai në emisionin “Strike”.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se aksidentet e fundit janë bërë si pasojë e mos përshtatjen e shpejtësisë./Indeksonline/