75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia tregon se a ka pritje të gjata në Merdare

Vera po afrohet dhe tanimë këto ditë dinë që të shkaktojnë tollovi dhe njëkohësisht pritje të gjata nëpër pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Pasi që dje Indeksonline raportoi se në Merdare  pritjet ishin deri 150 minuta dhe kolona mbi një kilometër, sot gjendja në këtë pikë kufitare i është kthyer normalitetit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një përgjigje për “Indeksonline”  ka njoftuar për qarkullimin e  njerëzve dhe veturave gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, pritjet janë vetëm  ato të cilat bëhen deri sa të kryhen procedurat e rregullta.

“Ne Merdare në këto momente qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normal dhe pa pengesa. Ne këto qaste nuk janë regjistruar pritje as ne hyrje dhe as ne dalje te RKS, përveç derisa te kryhen procedurat e rregullta për kontroll apo menaxhim kufitar”, ka thënë Hoxha për “Indeksonline”.

Ndryshe, pika më e frekuentuar është kjo e Merdares, nëpër të cilën kalojnë  pothuajse të gjithë mërgimtarët që vijnë nga Perëndimi në Kosovë./Indeksonline/

Foto arkive:

Kthehen pritjet në Merdarë, qytetarët të bllokuar rreth tri orë