75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se çfarë është gjetur në aksionin policor, në veri

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani  ka thënë për Indeksonline, se në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërsa janë të dyshuar tre persona( dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë ndërlidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksionin policor në Veri të Mitrovicës i cili ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka deklaruar se deri më tash janë arrestuar dy persona ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanoviq. Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar zyrtar policor i nacionalitetit serb ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor mbetet në kërkim.”, tha Kelani.

Ai bëri të ditur se gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë.

Kelani tha se në ketë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018./Indeksonline/