12:46 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Policia vazhdon të punojë me orar të zgjatur

Policia e Kosovës vazhdon të punojë me orar të zgjatur. Nesër bëhen dy javë që zyrtarët policor punojnë nga 12 orë.

Ndryshe nga ditët e zakonshme, tani policia është fokusuar kryesisht të pandemia COVIT-19.

Puna në departamente është reduktuar tejet shumë dhe policia tani merret kryesisht në menaxhimin e situatës së shkaktuar nga virusi korona.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se shumë zyrtarëve policor u është ndërruar vendi i punës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Zyrtarët policor që kanë qenë të angazhuar në Drejtorinë e Përgjithshme, në departamente të ndryshme, janë kthyer të shërbejnë në stacionet e afërta të policisë deri në përfundim të kësaj situate.

Deri tani janë konfirmuar dy zyrtarë policor të prekur nga virusi korona ndërsa disa të tjerë janë në vetëizolim që disa ditë./IndeksOnline/