13:00 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia vazhdon të sigurojë shtëpinë e Ramiz Kelmendit (Foto)

Ditë më parë, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi kishte deklaruar se ka marrë kërcënime për veten dhe familjen e tij nëse e voton demarkacionin.

Sidoqoftë, ai e ka votuar këtë marrëveshje, por që atëherë njësi të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihet vetura e policisë teksa qëndron para shtëpisë së deputetit tash e sa ditë./Indeksonline/