10:04 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia zbulon falsifikuesin e 229 mijë eurove, sekuestrohen 458 bankënota

Rreth orës 23:15 minuta, në Lagjen “Dardani”, në një pikë kontrolli të ushtruar nga policia e Stacionit “Veriu” është ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit tek njëri është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë. Më pas është ushtruar kontroll i hollësishëm i cili ka rezultuar me gjetjen e  një bankënote në vlerë prej 500 eurosh tek i dyshuari i dytë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit  për rrjedhën e hetimit dhe është kërkuar që të merret aprovimi nga gjykata për bastisjen e një shtëpie ku dyshohej për para të falsifikuara, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro. Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor./Indeksonline/