09:43 / E Martë, 31 Tetor 2023 / S Z

Politikani britanik shkarkohet nga pozita qeveritare pasi kërkoi armëpushim në Gaza

Deputeti britanik, Paul Bristow, nga Partia Konservatore në pushtet është shkarkuar nga roli i tij si ndihmës ministror pasi bëri thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Gaza.

Bristow, një ndihmës i Sekretarit të Shtetit për shkencën, inovacionin dhe teknologjinë, i kishte shkruar një letër kryeministrit Rishi Sunak javën e kaluar duke i kërkuar atij të ndryshonte qëndrimin e tij për konfliktin dhe të mbështeste një fund “të përhershëm” të armiqësive.

Qeveria britanike thotë se mbështet “pauza humanitare”, por jo një armëpushim, shkruan Aljazeera.

Në letrën e tij, Bristow tha se një armëpushim i plotë do të shpëtonte jetë dhe do të lejonte që ndihma humanitare “të arrijë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë për të”.